Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’

Receta
Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.
Përbërësit (1 person):
- 1 filxhan qumësht
- ½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
- ½ lugë (e vogël) piper pluhur
- 1 lugë (gjelle) mjaltë
- ½ lugë (gjelle) vaj kokosi
- ¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur
Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.
Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%
Qumështi i Artë është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Është veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.
Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksidues, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme
- Përparësi të tjera
- Forcon sistemin imunitar
- Anti – kancerogjen
- Ndihmon tretjen e ushqimit
- Pastron mëlçinë
- Rregullon metabolizmin
- Normalizon tensionin e lartë të gjakut
- Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
- Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
- Zvogëlon trigliceridet
- Antioksidues, antiseptik, analgjetik



















