Fasule të bardha, të zeza apo të kuqe, cilat janë më të shëndetshme?

Në qoftë se do t’ju kërkonim të na tregonit ushqimin tuaj të preferuar gjatë dimrit, jemi mëse të sigurtë që fasulet do të kryesonin vendin e parë. Ndoshta duket si një legjendë urbane, por shqiptarët dhe fasulet janë me të vërtetë të pandashëm. Megjithatë, duke lexuar vetitë shëndetësore që ne marrim prej tyre, ju do të kuptoni se ne nuk jemi populli i vetëm që i konsumojmë shumë.
Fasulet janë të pasura në fibra të tretshme: Fibrat e tretshme ndihmojnë që ne të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë, deri në momentin që stomaku ynë të ndihet bosh. Kjo sjell përfitime për nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Gjithashtu, ato ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.
Janë të pasura me proteina: Zakonisht, fasulet kritikohen për përmbajtjen e lartë të proteinave, por realisht nuk është i saktë ky evidentim, pasi në 15 gram fasule të gatuara, ato ofrojnë vetem 25% të nevojës ditore të organizmit për proteina.
Mbajnë nën kontroll diabetin: Konsumimi i i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e rrezikut të diabetit, reduktojnë rrezikun e disa kancereve, ulin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave. Hulumtuesit pohojnë se duhet konsumuar së paku dy herë në javë që mos të keni zhvillim të kancerit të gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip2, presion të lartë të gjakut dhe kancer i zorrës së trashë
Cilat lloje të fasuleve janë më të shëndetshme?
Hulumtuesit kanë testuar 6 lloje të fasuleve që mund të gjenden në treg dhe kanë matur sasinë e antioksidantëve në secilin prej tyre. Analizat treguan se fasulja e kuqe, e zezë dhe blu e errët ka më shumë vlera ushqyese dhe 10 herë sasi të antioksidantëve në krahasim me fasulen e bardhë dhe të verdhë.
LEXO TE NGJASHME




















