Dieta japoneze mund të llogarisni në humbjen e deri shtatë kilogramëve

Gjatë kësaj diete dyjavore mund të llogarisni në humbjen e deri shtatë kilogramëve. Dy-tri ditët e para mund të jenë të vështira, por pastaj çdo gjë shkon shumë lehtë.
Mund ta mbani në çfarëdo stine, sepse ushqimet e përfshira në këtë dietë janë në dispozicion gjatë tërë vitit, transmeton koha.net. Dieta ka dy cikle, respektivisht çdo ditë përsëritet pas një periudhe të caktuar – në kllapa mund të shihni kur duhet të përsërisni menynë.
Dita e parë (dita e 13-të)
Mëngjesi:kafe e zezë;
Dreka:dy vezë të ziera mirë, sallatë nga lakra e zierë me vaj bimor, një gotë lëngu domatesh pa kripë;
Darka:peshk nga skara ose i zier.
Dita e dytë (dita e 11-të)
Mëngjesi:kafe e zezë, një copë bukë e zezë;
Dreka:peshk nga skara ose i zier. Sallatë perimesh ose lakre;
Darka:200 g mish lope i zier, një gotë jogurt;
Dita e tretë (dita e 8-të)
Mëngjesi:kafe e zezë, bukë e thekur (nga buka e zezë);
Dreka:një kungull i njomë i madh i pjekur, mollë;
Darka:2 vezë të ziera shumë, 200 g mish lope i zier, sallatë nga lakra e freskët me vaj bimor.
Dita e katërt (dita e 9-të)
Mëngjesi:kafe e zezë;
Dreka:vezë të ziera mesatarisht, 2 karota të mëdha të ziera me vaj bimor, 15 gramë djathë i fortë;
Darka:pemë.
Dita e pestë (dita e 10-të)
Mëngjesi:karotë e freskët me lëng limoni;
Dreka:një peshk i madh i zier ose i pjekur, një gotë lëng domateje pa kripë;
Darka:pemë.
Dita e gjashtë (dita e 14-të)
Mëngjesi:kafe e zezë;
Dreka:gjysmë pule e zier, sallatë lakre ose karotë me vaj bimor;
Darka:2 vezë të ziera, sallatë perimesh.
Dita e shtatë (dita e 12-të)
Mëngjesi:çaj pa sheqer;
Dreka:200 g mish lope i zier, pemë;
Darka:zgjidhni darkën nga cilado ditë, përveç ditës së tretë.
Të dhëna shtesë:
– Me këtë dietë është e obligueshme shëtitja të paktën 30 minuta në ditë.– Gjatë ditës duheni të pini një litër ujë me pak gaz me lëngun e një limoni, më së miri kur ndieni etje, e jo gjatë kohës së shujtës.



















