Receta kineze me ujin e orizit, perfitime pafund ne shendet

img 20211 690x380 1 655x356

Është një recetë e vjetër kineze sipas së cilës uji që mbetet pas orizit të zier mund të shërbejë shumë.Kjo recetë shërben për një lëkurë më të shëndetshme, flokë më të shndërritshme dhe për më shumë energji.Mund ta keni një trup të shëndetshëm dhe lëkurë të mrekullueshme me ndihmën e dy përbërësve të thjeshtë: ujë dhe oriz, transmeton Klan Kosova.

Përparësitë në shëndet:

  • E mbush trupin me energji dhe rrit sasinë e karbohidrateve
  • Ndihmon për gastroenteritis ose diarrea
  • Ju mban larg kancerit
  • Kontrollon presionin e lartë të gjakut
  • Kontrollon temperaturën trupore

Përparësitë në bukuri:

  • E pastron fytyrën
  • Ndalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë
  • Flokë më të shëndosha dhe të shndërritshme, nëse lahen me këtë ujë

Si ta përgatisni këtë ujë?

Mund ta përdorni edhe ujin në të cilin zieni orizin në mënyrë të zakonshme. Por, në mënyrë që të merrni sa më shumë benefite, vendoseni orizin në një tepsi/tenxhere dhe vendosni më shumë ujë se zakonisht. Kur orizi zien, mund ta përdorni ujin. Konsumojeni të ngrohtë ose lëreni të ftohet, varësisht nga shijet.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.