Ja pse duhet të hash mandarina çdo ditë

Përveçse kanë një aromë të parezistueshme dhe janë tepër të shijshme, mandarinat janë të pasura me vitamin C, forcojnë imunitetin, na mbrojnë nga ftohjet dhe ndikojnë për të pasur një trup në formë. Ja dhe disa arsye të tjera se përse duhet t’i konsumoni më shpesh.
Çdo sezon sjell me vete fruta dhe perime të shijshme, e në muajt e vjeshtës mbretëresha është mandarina. Ky agrum i ëmbël e ka origjinën nga Juglindja aziatike dhe prej vitesh të tëra kultivohet edhe në vendin tonë. Është shumë e vështirë të imagjinosh vjeshtën pa mandarina, prandaj ju sjellim 6 arsye se përse duhet t’i konsumoni më shpesh, madje çdo ditë.
Forcojnë imunitetin Të pasur me vitamin C, mandarina është fruti ideal për ti dhënë një dorë sistemit tonë imunitar. Ky frut mbulon 1/3 e nevojës ditore për këtë vitamin dhe sikurse dihet vitamin C është e domosdoshme në luftën ndaj sëmundjeve sezonale. Tret dhjamin e tepërt Po, është e vërtetë.
Mandarinat janë një ushqim me pak kalori dhe rekomandohet të konsumohet nëse je duke ndjekur ndonjë dietë të veçantë për të hequr kilet e tepërta. Veçse ka shumë pak kalori, janë aleati i shkëlqyer për të nxitur metabolizmin, ndihmojnë për të shkrirë dhjamin dhe për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak. Pakëson kolesterolin e keq Sipas një studimi të publikuar në revistën Diabetes, lëkura e mandarinës përbën lëndë ushqimore që janë tepër efektive për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Nxit tretjen Shume persona e heqin lëkurën e bardhë që vesh fetat e mandarinës, sepse mendojnë që nuk është e mirë për t’u ngrënë, por në fakt bëjnë një gabim të madh sepse ajo është e pasur me fibra që nxisin procesin e tretjes. Ruan zemrën Konsumimi i mandarinës rekomandohet veçanërisht për personat që kanë probleme me zemrën dhe me enët e gjakut.
Ky frut i lëngshëm përmban shumë kalium, që ul tensionin e gjakut, balancon ritmin e rrahjeve të zemrës dhe ruan shëndetin kardio-vaskular. Gjithashtu nuk lejon akumulimin e yndyrnave në muret e enëve të gjakut. Përmirëson gjendjen e humorit Besoje apo jo, mandarinat me të vërtetë ndikojnë te përmirësimi i humorit.
Sipas një studimi të realizuar nga Mayo Clinic, aroma e mandarinës ndihmon me depresionin, stresin dhe ankthin, prandaj duhet përfshirë në menunë ditore.
LEXO TE NGJASHME




















