Dielli mëngjesit ju ndihmon në humbjen e peshës

Relax by the sea zastavki com 12984 12 690x380 655x356

Sipas nje studimi me te fundit te Universitetit te Cikagos, dielli i mengjesit mund t’ju ndihmoje te humbisni peshe.Studiuesit u kerkuan 54 pjesemarresve tek te 30-at qe te ekspozoheshin ne driten e diellit te mengjesit per shtate dite rresht dhe ne fund, rezultoi se ata që e bënë këtë edhe më gjatë, humbën më shumë peshë, pavarësisht diferencës në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre.

Sipas studiuesve, dy janë arsyet më të mundshme:E para, ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën tuaj të brendshme biologjike, e cila, nga ana e saj, pason në një gjumë të rregullt e natyral që ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien në peshë.

Së dyti, drita e mëngjesit, nga natyra, është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes. Kjo sepse sasia e dritës blu në të është më e madhe, dhe është pikërisht drita blu ajo që ndikon më shumë në ritmet çirkadiane.20- 30 minuta nën dritën e diellit të orës 08:00- 12:00, mjaftojnë që dielli të bëjë magjinë e tij.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.