Konsumimi i kivit ndihmon në përmirësimin e stilit të jetësës

Kiwi Natural remedy against many diseases1

Ato permbajne vitamin C, ndihmojne metabolizmin dhe tretjen ne trupin tuaj.Kivi dhe perfitimet e tij kane qene qendra e diskutimeve te specialisteve ne Simposiumin Nderkombetar te Kivit dhe Qendres Shëndetësore që zhvillohet në Tauranga, Zelandë e Re, të promovuar nga Instituti Riddet në bashkëpunim me Zespri.

Për herë të parë, 200 ekspertë të ushqimit nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar rolin e kivit në dietën e përditshme, duke prezantuar studimet më të fundit dhe përmendur vlerat e përfitimet e këtij fruti në shëndetin e njëriut.Rezultatet e seancave konfirmuan aftësinë e kivit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, përmirësimin e funksionit të zorrëve (falë prezencës së enzimës aktidinina), për të ndihmuar tretjen (përmban fibra dhe elementë të tjerë), rritjen e sistemit imunitar (falë vitaminës C).

“Ne jemi shumë të emocionuar për rezultatet e këtij simposiumi i cili konfirmoi studimet rigoroze shkencore që tregojnë se  është rritur numri i personave të cilët konsumojnë kivi,”- tha Juliet Ansell, drejtuese e Nutrition Zespri.Rreth 30% e popullsisë në botë është e prekur nga çregullimet gastrointestinale si sindroma dispesia dhe irritimi i zorrës. Në veçanti kapsllëku kronik është çrregullimi më i përhapur. Këto probleme kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetës së tyre. Prandaj konsumimi i kivit ndihmon në përmirësimin e stilit të jetësës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.