Qumeshti i devese ndihmon ne trajtimin e shume semundjeve

Health Benefits of Camel Milk

Qumeshti i devese konsiderohet ushqimi baze i beduineve te shkretetires, te cilin e konsiderojne qumeshtin me te mire qe ekziston. Qumeshti i devese ndryshon per nga dobite dhe perberja e tij ne varësi të prejardhjes së devesë, fazës së urinimit dhe mjeljes së saj, moshës së saj, llojit të ushqimit që ha si dhe në varësi të sasisë së ujit që magazinon për të pirë.Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, madje në shumë raste beduinët e privilegjojnë atë mbi qumështin e nënës për foshnjat e tyre. Përmbajtja e qumështit të devesë- Qumështi i devesë konsiderohet si alkalin, por shumë shpejt ai kthehet në thartor nëse lihet për një farë kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur.

Qumështi i devesë përmban proteinë nga 4-25%, përmban lëndë të ngurta nga 10-15%, yndyrë sidomos në fillimin e kohës së mjeljes dhe urinimit, deri në 2-3%, lëndë sheqerore dhe posaçërisht lacteous (sheqeri i qumështit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C.Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar, në Emirate, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (të barkut).

Një studim tjetër i bërë nga organizata “Zaid” për kërkimet bimore dhe mjekësinë popullore, në Abu Dhabi, arriti në përfundimin se ekziston mundësia për prodhimin e një antibiotiku nga qumështi i devesë, i cili ka mundësi të shërojë sëmundje të tilla si plasja, sida, infeksioni i mëlçisë (hepatitis) dhe tuberkulozi. Qumështi i devesë ka veti parandaluese të llojeve të ndryshme të kanncerit, për shkak se ai pengon formimin e lëndëve të quajtura Alentrosaminac, të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e kancereve.Po kështu, qumështi i devesë mund të konsiderohet si lëndë antiokside, gjë e cila ndihmon në mbrojtjen e indeve të ndryshme të organizmit nga vdekja, dhe kjo pakëson mundësinë e prekjes së njeriut nga llojet e ndryshme të kancerit.

Deveja zotëron një sistem imun të mrekullueshëm dhe të ndryshëm nga ai i njeriut dhe i kafshëve të tjera, pasi që ai përbëhet nga një fushë e vetme imune, vargu i rëndë dhe nuk e ka vargun e lehtë. Vargu i rëndë imun përmban një forcë lidhëse dhe harmonizuese të rrallë, e cila i bën ballë të gjitha llojeve të sëmundjeve, si dhe ka mundësinë e harmonizimit dhe barazimit të shumë prej gjallesave mikroskopike sëmundjeprurëse dhe vrasjes dhe asgjësimit të tyre. Ky varg i rëndë imun ka fuqinë që të asgjësojë indet dhe helmet e huaja në trupin e kafshës, me vetitë që i ka dhënë Zoti i fuqishëm.Sëmundjet, në trajtimin e të cilave mund të ndihmojë qumështi i devesë

Qumështi i devesë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve, si: hidropizia, verdhëza, problemet e shpretkës, tuberkulozi, astma, anemia, hemorroidet, problemet në funksionet e mëlçisë, diabeti (është zbuluar se qumështi i devesë ka vetinë e prodhimit të hormonit insulinë dhe pakëson përqindjen e kolesterolit në trup, gjë e cila ndalon arteriosklerozën dhe goditjen e njeriut nga sëmundjet e ndryshme të zemrës), rrufa, bronkiti, shto këtu edhe ulçerën e stomakut, kancerin dhe sëmundjet e mëlçisë dhe inflamacionet e saj (hepatitin). Qumështi i devesë ndihmon gjithashtu në uljen e peshës për shkak të përmbajtjes së tij të pakët të energjisë dhe yndyrës, dhe njëkohësisht ai forcon trupin dhe shikimin, shkruan ‘mjekesiabimorearabe’.Nisur nga fakti se qumështi i devesë tretet dhe thithet shumë shpejt nga trupi i njeriut, me suksesin që na ka dhuruar Allahu, ne kemi bërë të mundur harmonizimin e kurave bimore me qumështin e devesë, për të gjitha sëmundjet e përmendura më sipër, dhe rezultatet kanë qenë të mrekullueshme.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.