Gjethet e luleshtrydhes, një aleat i shkëlqyer kundër këtij problemi shëndetësor

00.1fragole202125158

Mund të mos e dini, por lëkura dhe gjethet e disa frutave dhe perimeve janë shumë të mira për shëndetin, prandaj ju sugjerojmë që mos t’i hidhni. Lëkura e qepës apo gjethet e luleshtrydheve, për shembull, përmbajnë shumë vlera ushqyese, si flavonide dhe karotenoide, që njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ja si mund të merrni sa më shumë përfitime nga lëkura apo gjethet e frutave dhe perimeve që ju zakonisht i hidhni.

Këto gjethe në formë ylli të ngjitura në fillim të luleshtrydhes janë të pasura me antioksidues. Një studim i publikuar në revistën çeke “Food Sciences” tregon se gjethet e luleshtrydheve kanë nivele të antioksiduesve të barasvlershme me ato të gjendura tek vera e bardhë dhe lëngjet e frutave, si lëngu i rrushit, dhe pak më pak se vera e kuqe dhe çaji jeshil. Antioksiduesit parandalojnë molekulat e dëmshme, të njohura si radikalet e lira, që trupi i prodhon në mënyrë natyrale, dhe na mbrojnë nga sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Gjethet e luleshtrydheve përmbajnë nivele të larta të një grupi antioksiduesish të quajtur “”ellagitannins”, që lidhen me shëndetin vaskular (enë gjaku fleksible dhe tension normal të gjakut). Në mjekësinë popullore, gjethet e luleshtrydheve janë përdorur për të lehtësuar dhimbjet e artritit – ato përmbajnë acid kafeik, që ka veti anti-inflamatore. I thani gjethet e luleshtrydheve dhe përgatisni me to një çaj të ngrohtë.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.