Ushqimet që ndihmojnë t’i digjni kaloritë
Të shumta janë ushqimet të cilat ndihmojnë në humbje të peshës. Ushqimet e mëposhtme përveç që ndikojnë në djegie të kalorive, janë edhe të shijshme.
1. Frutat Vajore, janë të pasura me yndyra të pastra të cilat nëse konsumohen në sasi të vogla ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në trup.
2. Farat Chia, janë të pasura me proteina, fibra, omega, ndikojnë në rregullimin e metabolizmit dhe ulin apetitin. Ndërkohë djegin kaloritë në masë të madhe.
3. Ushqimet pikante, ndikojnë në djegien e kalorive në mënyrë shumë të shpejtë. Duke marrë parasysh që kanë pak kalori, ato si detaj i ushqimeve ndikojnë në balancimin e tyre.
4. Avocado, është një prej djegësve më të mëdhenj të yndyrës. Përmban elementë që përshpejtojnë metabolizmin në masë të madhe duke ruajtur pjesën e energjisë. Redukton nivelin e kolesterolit, temperaturën në trup, dhe ndikon në përmirësim të shikimit dhe rritje të flokëve.
5. Kafeja, një dozë e njërës prej pijeve më të konsumuara në botë ndikon në nivelizimin e ritmeve të zemrës, gjakut dhe mbush trupin me oksigjen. Kombimini i këtyre elementeve sjell djegin e kalorive.
6. Omega 3, është një ndër kontrolluesit më të mirë të yndyrës në trup. Ushqimet më të pasura me omega 3 janë tuna dhe salmon. Ndërkohë mund të konsumohet edhe si kapsulë.
7. Çaji i Gjelbër, pija e nxehtë aziatike tashmë është bërë pjesë e çdo shtëpie në botë. Përveç efekteve të tjera pozitive, është antioksidant i madh që ndikon në rregullimin e metabolizmit, gjithashtu nëse konsumohet çdo ditë nga një gotë ndikon në humbje të peshës.
8. Drithërat e papërpunuara, janë shumë më të shëndetshme sesa ato të bluarat. Gruri, mistri e tërshëra, nëse konsumohen natyrale, të ngopin shumë shpejt, dhe ashtu të mbajnë për një kohë mjaft të gjatë duke mos lënë vend për ndonjë ushqim tjetër, ndërkohë pasurojnë trupin tuaj me vitamina, minerale, karbohidrate e mbi të gjitha me shumë pak kalori.
9. Selino, ka një sekret të thjeshtë. Përmban pak kalori dhe djeg shumë të tilla. Ka përmbajtje të ujit, gjë që ndikon pozitivisht në balancimin e ushqimit në trup.
10. Grejpfruti, ndikon në shpejtimin e metabolizmit. Ky frut të ngopë shumë shpejt dhe është i pasur me fibra që ndikojnë në stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak.



















