Ushqimi pikant bën mirë për zemrën

 

SPEC12910097 1743821605855408 409702950 nLajm i mirë për ata që pëlqejnë ushqimet pikante: konsumimi i këtij lloj ushqimi bën mirë për zemrën. Specat djegës ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe ulin kolesterolin. Sipas shkencëtarëve kinezë, ushqimet pikante mbrojnë zemrën nga sëmundjet që e prekin atë dhe që janë shkaku numër 1 i vdekjeve në botë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Hong Kongut doli në përfundim se ata që pëlqejnë ushqimet pikante kanë një zemër më të shëndetshme. Por, Dr. Cheng, udhëheqësi i kërkimit shkencor, thekson se kjo nuk do të thotë që të teprohet me ushqimet pikante.

“Njeriu duhet të konsumojë nga të gjitha dhe dieta më e mirë është ajo e balancuar, por është parë se specat djegës ulin kolesterolin dhe tensionin”, theksoi Dr. Cheng.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.