Dhembje shpine e padurueshme, me këtë truk të thjeshtë dhembja do të largohet

Ne kohen e tashme pothuajse nuk ka person qe nuk ankohet per dhembje te shpines. Me të njëjtin problem është përballur gjatë një shou moderatori dhe themeluesi i sajtit “elephantjournal.com”, Waylon Lewis, mirëpo ai me ndihmën e një truku të vogël ka arritur të zgjidhë këtë problem për gjithë kohën.Tani po na e zbulon edhe neve.
Tashmë me vite çdo ditë punoj në kompjuter. Gjate punes ne laptop, supet dhe qafa ime, me kalimin e oreve, ngrihen dhe ngrihen gjithnjë derisa fillojnë të ndihen si T-reksi, por pa dhëmbë të mëdhenj. Me gjithë supet e tij të mbledhura dhe me duart e vogla. Kjo shkaktonte dhembje!
Joga, shëtitja në male, vozitja e biçikletës, shtrirjet… akupunktura – të gjitha kanë ndihmuar nga pak, por jo mjaftueshëm.Dhe pastaj, miku im Jean më pati thënë ashtu pa dashur të më obligojë, diçka që më ka rilindur.
– Mbështille në formë cilindri një peshqir, fuqishëm, por jo tepër. Si një cilindër i madh i bërë nga peshqiri. Dhe fli mbi të – më tha Jean.
– Qoftë të shtrihem në shpinë apo anash, peshqirin e vë mbi supe, saktësisht nën kafkë. Kjo pengon kokën dhe supet e mia që të bashkohen njëkohësisht. Tani, fle si qengji, që fle aq mirë dhe ngrihet në mëngjes i gatshëm të mposhtë tërë botën.



















