Fuqia e proteinave, ja një mëngjes i shëndetshëm

A hani ju shëndetshëm gjatë gjithë ditës vetëm për të shmangur kaloritë e shumta në mbrëmje?
Hulumtuesit kanë zbuluar se kur hani një mëngjes me përmbajtje të lartë proteinike, ju do të përmirësoni kontrollin e oreksit dhe do të ndaloni dëshirën për të konsumuar ushqim gjatë ditës. Në një studim u tregua se ata që hanin ushqime të tilla si vezë, mish ose peshk për mëngjes ndjeheshin më të kënaqur dhe konsumonin më pak kalori gjatë ditës në krahasim më ata që hanin një tas me drithëra. Këtu janë disa mëngjes më përmbajtje të lartë proteinash me më pak se 300 kalori:
- 200g kos grek me 2% yndyrë me 25g arra
- 2 vezë të fërguara dhe 1 fetë bukë
- Milkshake të përgatitur nga 300ml qumësht gjysmë i skremuar, 150g kos me yndyrë të ulët dhe 125g fruta dhe manaferra
- 120g fileto e tymosur merluci me spinaq dhe 1 vezë e zier
- 50g salmon i tymosur me 1 vezë të fërguara
LEXO TE NGJASHME




















