Si te pergatisni salca te shijshme me baze kosin

 

salca44

Të lehta, të shijshme e mbi të gjitha fare të thjeshta për t’u përgatitur: pjatat që mund të shoqërohen me salsa me bazë kosi janë më shumë se ç’mund t’ua marrë mendja. Që nga mishi e deri te peshku provoni 10 raste që për më tepër mund t’iu nxjerë nga situata në raste drekash që kërkojnë impenjim. Salsa me kos do shijojë shumë mirë dhe do të duket sikur i jeni kushtuar për orë të tëra.

 

 

Peshku    

Me salmonin e pjekur në furrë salca me kos, lëng portokalli, kopër, dhe një lugë të vogël mjalt, shijon shumë mirë.

 

Karkalecat 

 Në vend të salcës kokteil, provoni t’i zhysni karkalecat në një kupë kosi. Do të ketë shije më delikate dhe më të lehtë. Natyrisht që mund të shtoni erëza sipas preferencës apo pak lëng limoni, e rëndësishme është që stomaku do t’iu falenderojë që e liruat si nga majoneza ashtu edhe nga pana.

 Shafrani

Provoni ta shkrini pluhurin e shafranit në kos; do të përftoni një krem shumë të shijshëm që mund të shoqërojë pjata të ëmbla e të kripura. Makaronat me kunguj dhe këtë salcë janë një variant I shpejtë darke

 

 

Sallata                                                                                                                                         

 Limonit dhe vajit të ullirit që shërbejmë përgjithësisht sallatat mund t’iu shtohen edhe dy lugë kos. Salmoni Me salmonin e pjekur në furrë salca me kos, lëng portokalli, kopër, dhe një lugë të vogël mjalt, shijon shumë mirë.

 

 

salca1Pulë

Në rastin e pulës së skuqur apo të pjekur, kosin mund ta përzieni me pak mustardë. Nëse doni, shtoni ca lajthi të grira dhe përziheni mirë deri sa masa të njëtrajtësohet.

 

Rukola   

Për shkak të shijes së saj delikate, kosi shkon mirë me rukolën, provoni të bëni një salsë të ftohtë me të cilën të shoqëroni edhe makaronat. Mjafton të kaloni rukolan me pak vaj ulliri dhe uthull balsamike në frulator dhe të shtoni kosin.

Kerri     

Të gjitha pjatat që përmbajnë kerrin, shkojnë mirë me kosin. Në vend të panës, përdorni kosin për të trashur salsat. Spinaqi Në vend të spinaqit të zakonshëm me mocarela, provojini t’i konsumoni të pa gatuar me hudhërs, kos, kopër, piper e vaj ulliri.                                                    

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.