Tensioni i lartë i gjakut, ja si mund ta ulim

00.6robini kuq203125

Rubini i kuq është një bimë mjekësore që është përdorur në alternativat popullore të shërimit prej shekujsh.Rubini i kuq pjesë e familjes botanike Hibiscus sabdariffa është përdorur si laksativ, por edhe për të trajtuar sëmundjet nervore dhe ato kardiake. Rrubini i kuq shitet në paketime të vogla dhe të mëdha si të lëngjeve të frutave.

Çaji i rubinit të kuq, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është përdorur si çaj mbrëmjeje në Egjipt dhe në Lindjen e Afërt prej shekujsh. Pjesët e ngrënshme të kësaj bime, që ngjajnë si sytha të kuq e të tharë, përdoren për përgatitjen e çajit. Ato janë të pasura me kalcium, niacinë, riboflavinë, vitaminë C dhe hekur. Pija e rubinit të kuq nuk përmban kafeinë.

Sipas ekspertëve pija e rubinit të kuq arrin të:

Shuan etjen

Çaji i rubinit të kuq mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë. Kur është i ftohtë arrin të shuajë etjen në mënyrë efikase. Rekomandohet si një alternativë e shëndetshme e pijeve për atletët dhe sportistët.

Çaji i rubinit të kuq ka aftësinë të qetësojë dhe freskojë trupin, duke përshpejtuar nxjerrjen e sekrecioneve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi ndaj është përdorur gjithnjë në dieta dhe në mjekësinë popullore.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Çaj i rubinit të kuq ka aftësi të ulë tensionin e lartë të gjakut. Kjo u zbulua gjatë një studimi që përfshiu 70 njerëz që vuanin nga tensioni i lartë.

Gjysma e pjesëmarrësve pinin çaj rubini një herë në ditë, ndërsa gjysma pinin ilaçe kundër tensionit dy herë në ditë. Pas një muaji, 79% e atyre që kishin pirë çaj panë se tensioni i gjakut ishte ulur me 10 pikë. 84% e atyre që kishin pirë ilaçe vunë re të njëjtën gjë.

Rubini i kuq është një antioksidant dhe parandalon oksidimin e lipo-proteinave, që rriten përtej normales dhe shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.