Vaji i mëlçisë së merlucit, ja përfitimet

0.7vaji merluci0220125016515

Njerëzit të cilët jetojnë në pjesë të Evropës veriore e kanë përdorur vajin e mëlçisë sëmerlucit për shekuj me radhë që ta përmirësojnë imunitetin dhe të mbrohen nga dimrat e ftohët dhe të gjatë për të cilët edhe njihen këto shtete. 

Burim primar i vajit të mëlçisë sëmerlucit ishte mishi i freskët i peshkut ‘Gadus morhua’. 

Ndërsa ky peshk nuk ishte shumë i shijshëm për shumicën e njerëzve, popullata tradicionale ndjeu se ishte e vlefshme për të përfituar nga efektet e shumta të këtij vaji, transmeton Telegrafi.

Çfarë është vaji i mëlçisë së merlucit?

Vaj i mëlçisë së merlucit është një burim i shkëlqyer i vitaminave esenciale duke përfshirë vitaminën D dhe vitaminën A, si dhe acideve yndyrore anti-inflamatore omega-3. 

Duke pasur parasysh se shumica e njerëzve nuk hanë ushqime anti-inflamatore mjaftueshëm që të sigurojnë vitaminën D dhe omega-3 , të cilat luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e mirë kardiovaskular, hormonal, imun, riprodhues dhe neurologjik, preferohet konsumimi i rregullt si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.

Ju mund ta konsumoni atë si vaj ose në formë të hapave. Çdo lugë çaji i vajit ka rreth 41 kalori dhe 4,5 gramë yndyrë sipas USDA, i ndarë në mes të acideve yndyrore të ngopura dhe të pangopura.

Aspekti më i dobishëm i konsumimit të vajit është sepse përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, të njëjtin lloj të cilin e gjejmë në peshk apo ushqim deti si salmoni, skumbri dhe sardelet. Është gjithashtu burim i mirë i vitaminës D.

Omega-3 dhe vitamina D janë të njohura për uljen e inflamacionit, parandalimin e koagulimit të gjakut, ruajtjen e shëndetit të trurit dhe parandalimin e depresionit.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.