Konsumoni panxhar për të ‘shpëtuar’ nga doktori

0.7panxhar kuq vitamina581451202152

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme në botë. Është e pasur me Vitaminë C, vitaminë A, hekur, kalcium, acid folik dhe janë gjithashtu një burim i mirë i potasiumit, magnezit dhe fibrave. Për më tepoër panxhari përmban nitrogjen organik dhe flavnoide.

Më poshtë do ju paraqesim një listë me benefitet më të mira ushqimore që ofron panxhari i kuq:

Lufton kapsllëkun
Fibrat e shumta që kjo perime mban e bën atë një laksativ perfekt për organizmin. Me fjalë të tjera kontrollon  dhe normalizon lëvizjet e zorrëve. Për më tepër pastron zorrën e trashë dhe eleminon toksinat e dëmshme nga trupi.

Përmirëson shëndetin e zemrës
Nitratet e shumta që panxhari i kuq mban ju ndihmon në mbajtjen e një shëndeti të mirë të zerës. Ky përbërës te panxhari prodhon oksid nitric, që është një gaz që ndihmon në hapjen e venave të gjakut. Gjithashtu kjo perime ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ulë tensionin e lartë.

Redukton inflamacionet
Një nutrient i quajtur betaine, që gjendet tek panxhari, ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enzimave dhe proteinave të shkaktuara nga mjedisi. I njëjti përbërës redukton dhe inflamacionin, si dhe, mbron organet vitale dhe parandalon sëmundje të shumta.

Ul kolesterolin
Panxhari përmban betacianin që është një antioksidant i fuqishëm që parandalon oksidimin e kolesterolit. Për më tepër parandalon formimin e pllakave në muret e zemrës, e cila ul rrezikun nga vuajtja e sëmundjeve kardiovaskulare siç është dhe ataku i zemrës.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.