Pema e mrekullisë që shëron rreth 300 sëmundje

0.9pema mrekullise1225

Pema e moringës është konsideruar një mrekulli e natyrës pasi është një burim i rëndësishëm me yndyrna, proteina, karotenoide, vitaminë C, hekur dhe kalium. Mund t’ju duket e pamundur por ja që kjo është e vërteta që nuk e keni ditur për këtë pemë.
Lulet, rrënjët, gjethet e saj janë përdorur në prodhimin e produkteve të kozmetikës; parfumeve dhe vajrave të lëkurës. Krahas profilit të fuqishëm ushqimor të moringës, ekziston një potencial mjekësor i pabesueshëm.
Komponimet kimike të gjetura në moringë kanë demonstruar disa aktivitete të dobishme biokimike, të tilla si luftimi i aterosklerozës dhe sëmundjes së zemrës, rritja e sistemit imunitar dhe efektet antivirale, antibakteriale, antioksidante.

Le të bëjmë një vështrim më të afërt mbi përfitimet shëndetësore të moringës:
1. Moringa është e pasur me fibra dhe punon si një mburojë në zorrët tuaj. Gjithashtu shërben për të pastruar çdo mbeturinë të mbetur nga një dietë e yndyrshme.
2. Ajo përmban antibiotik të fuqishëm dhe shumë efikas për eliminimin e një bakterie të njohur për të shkaktuar gastrit, ulcerat dhe kancerin e stomakut.
3. Gjethet e moringës janë të bollshme me vitamina, minerale, aminoacide esenciale dhe shumë më tepër përbërës.

Në 100 gram gjethe moringa të thata ka:
- 9 herë më shumë proteina se në kos
- 10 herë më shumë vitaminë A se në karota
- 15 herë më shumë kalium se në banana
- 17 herë më shumë kalcium se në qumësht
- 12 herë më shumë vitaminë C se në portokall
- 25 herë më shumë hekur sesa në spinaq

4.Acidi klorogjenik i pranishëm në gjethe është i njohur për të ngadalësuar procesin absorbues të sheqerit në qeliza.
5.Moringa ka efekt anti-tumor dhe anti-kancer, e cila është rezultat i pranisë së një komponimi të quajtur niaziminin.
6.Ndihmon në rregullimin e funksionit të tiroides, sidomos kur bëhet fjalë për tiroide hiperaktive. 

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.