Ky është ushqimi numër 1 në botë për luftimin e alergjisë

0.4alergjia keshilla ushqime020130125165

Nëse keni alergji ndoshta keni menduar se simptomat tuaja do të zhduken pa ilaçe. Ama janë disa ushqime të caktuara që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë thotë dietologu Rachel Lustgarten i Spitalit Weill Cornell në New York.

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë duke ulur inflamacionin në trup, gjë që mund të lejojë që sistemi imunitar të funksionojë në mënyrë më efikase.

Cilat ushqime rekomandohen?

Caji jeshil
Çaji përmban polifenole, substanca bimore që veprojnë si antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Nxehtësia dhe avulli nga një filxhan i çajit mund të ndihmojë të hapni pasazhet tuaja të hundës. Një përfitim i shtuar: Do t'ju ndihmojë të qendroni të hidratuar.

Supë me perime, qepë dhe hudhra
Nëqoftëse supa juaj përmban domate, qepë dhe karrota, ju do të merrni antioksidantë natyralë si vitamina C. Vitamina C ndihmon në parandalimin e qelizave inflamatore të trupit tuaj.

Salmon dhe Arra
Peshqit yndyror si salmoni përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Nëse ju nuk hani mish, arrat janë një alternativë e mirë.

 Një tjetër bonus: Këto burime të acideve yndyrore omega-3 janë gjithashtu të pasura me proteina, gjë që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

 

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.