Ftohjet dhe problemet stinore të frymëmarrjes, ja kura bimore

0.9kanella202102012

Vjeshta dhe luhatja e temperaturës së këtyre ditëve të fundit gjithmonë krijojnë rëndim të disa probleme shëndetësore si rrufa dhe bllokimet e hundës apo kolla.

Për fat të keq, kur ngrohet koha, të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve dhe ventilatorëve, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin e njeriut.

Ndërsa rrymat e ftohta në të vërtetë, pasi na sjellin freskun, mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes.

Përpara se t’i drejtoheni farmacive dhe shurupërave apo antibiotikëve duhet të drejtoheni tek kurat bimore.

Me simptomat e para të ftohjes, AgroWeb.org ju këshillon këtu një kurë të mirë natyrale. Kjo kurë do të shmangë përdorimin e ilaçeve dhe shurupeve, që shpesh nuk e zgjidhin problemin.

Receta Bimore e Kanellës

Kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t’u përgatitur dhe ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar.

Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë.

Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme. Ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda një minute të gjithë rrugët e frymëmarrjes. Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë.

Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.