Qumështi i dhisë dhe vetitë shëruese të tij

0.8qumeshti 32032012510251

Qumështi i dhisë cilësohet si një ndër llojet më të shëndetshme të qumështit. Struktura e tij është shumë e ngjashme me atë të nënës.

Përmban vitamina B1, B2, B6 dhe B12, si dhe e forcon sistemin nervor.

Vetitë shëruese

Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për fortësinë e eshtrave, zink dhe selen, antioksidues të fuqishëm, të cilët forcojnë sistemin imun. Shkencëtarët spanjollë sugjerojnë se qumështi i dhisë sidomos është i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, që shkaktohet si pasojë e mungesës së hekurit në gjak.

Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur. Ky qumësht është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe magnez dhe përmban shumë në krahasim me qumështin e lopës. Te fëmijët që e kanë konsumuar qumështin e dhisë, është vërejtur rritje dhe zhvillim më i shpejtë, masë më e madhe trupore, në krahasim me fëmijët e ushqyer me qumësht të lopës.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.