E dinit që farat e lulediellit janë aleati ideal për pamjen dhe formën tuaj trupore?

0.8fara luledielli aleat fitness2152

Farat e lulediellit janë një alternativë e rëndësishme për të zëvendësuar kaloritë e disa ushqimeve. Këtë e konfirmon edhe “Shoqata Kombëtare e Lulediellit”. Farat e lulediellit janë aleatë të shkëlqyer për të humbur peshë, sepse ju bëjnë të ndjeheni të ngopur. Ju duhet t’i përfshini ato në dietën tuaj për shumë arsye.

Farat e lulediellit: Aleatët idealë për pamjen dhe formën tuaj trupore
Ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Kjo për shkak se ato kanë një përqindje të lartë të yndyrnave të pangopura, të cilat ndihmojnë në mobilizimin e indeve të grumbulluara të yndyrës.
Për shkak të përmbajtjes së tyre antioksiduese, farat e lulediellit përmirësojnë metabolizmin qelizor të të gjithë organizmit.

Ato janë të shkëlqyera për të luftuar kapsllëkun, sepse ato përmbajnë shumë fibra dietike. Përmbajnë 2.50 gram fibra të tretshme dhe 3.80 gram fibra të patretshme. Duhet të pini ujë pas ose gjatë ngrënies së tyre.
Ndihmojnë në përmirësimin e lëvizshmërisë së zorrëve.
Mund të kombinohen dhe të përfshihen në një dietë me kalori të ulëta. Mund t’i përdorni në mëngjes, si meze ose duke zëvendësuar me të bukën. Kështu, humbni peshë në mënyrë të shëndetshme.

Përgatitini në formën e çajit duke hedhur rreth 15 fara luledielli në një gotë ujë. Vlojini dhe më pas pijeni çajin menjëherë.
Mund të shtoni 10 fara luledielli në çdo vakt që hani, që të përshpejtoni metabolizmin dhe të humbni peshë.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.