Ja përse fiku duhet të konsumohet sa më shumë

Fiku, i cilësuar si fruti i parajsës, ripërtërin, forcon, ruan shëndetin dhe fshin rrudhat dhe prandaj duhet të konsumohesh sa më shumë, këshillojnë ekspertët.
Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, fiku cilësohet si fruti shërues dhe studiuesit sjellin gjashtë arsyet se pse njerëzit duhet ta konsumojnë këtë frut të mrekullueshëm që rritet pa ndihmën e njeriut dhe pa kimikate ose plehra kimike.
1.Vitamina dhe minerale
Fiku është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karoten.
Prania e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave se çdo frut dhe perime tjetër është një nga arsyet se pse fiku duhet të konsumohet çdo ditë.
Pektina është një fibër e tretshme e cila e ul kolesterolin në gjak, ndërsa triptofani ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut dhe pagjumësisë.
2.Prania e lartë e magnezit
Përmbajtje e lartë e magnezit, i cili është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi dhe është shumë i rëndësishëm për kockat, imunitetin dhe shëndetin e trurit.
Nxit shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme ngadalëson procesin e plakjes.
Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se të freskëtit.
3.Sheqernat natyrore
Fruti i fikut ka përqindje të lartë të sheqernave natyrorë, të cilat sigurojnë që truri juaj të punojë më shpejt dhe t’i pranojë e klasifikojë më mirë informacionet.
Diabetikët duhet të kenë kujdes gjatë ngrënies së fiqve të thatë të cilët përmbajnë dy herë më shumë sheqer se të freskëtit.
4.Antikancerogjen
Studimet kanë zbuluar komponime me efekte të mundshme antikancerogjene, benzaldehid dhe kumarinë, me të cilat fiku është i pasur.
Komponimet e testuara në studimet shkencore kanë treguar rezultate premtuese sidomos kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës dhe të lëkurës.
5.Ndikon tek kolesteroli në gjak
Fiqtë përmbajnë edhe sterole bimore, për të cilat është dëshmuar se kanë efekt të dobishëm në nivelin e kolesterolit në gjak.
Sterolet bimore si lanosteroli dhe stigmasteroli, të cilat i përmbajnë fiqtë lidhen për molekulat e kolesterolit në zorrë dhe kështu e pengojnë absorbimin e tij.
6.Vlerat ushqyese
Fiqtë e thatë janë burim i shkëlqyer i shumë ushqyesve dhe gjithashtu një vakt praktik dhe i vlefshëm për atletët rekreativë dhe profesionistë.
Çaji i fikut i shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurët e tëmthit, fshikëzës.
LEXO TE NGJASHME




















