Konsumoni alkol, përmirësoni memorien

Shumicës së njerëzve u ka ndodhur të zgjohen në mëngjes pas një nate të shfrenuar në diskotekë me probleme të kujtesës të shkaktuara pikërisht nga alkooli.
Prandaj, nuk është çudi se titulli mund t’ju befasojë konsumimi i alkoolit faktikisht mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.
Sipas një studimi të ri nga Universiteti Exeter, njerëzit të cilët pinë alkool pas mësimit të informacioneve të ndryshme janë më të mirë në mbajtjen mend e asaj çfarë kanë mësuar.
Këtë konstatim e kanë arritur hulumtuesit pasi kanë kërkuar nga 88 njerëz të kryejnë eksperimente të ndryshme.
Sidoqoftë, hulumtuesit thonë se ky efekt i vogël pozitiv i konsumimit të alkoolit nuk do të thotë se i lë mënjanë efektet negative të kësaj substance, pasi që, siç dihet, alkooli sjellë shumë efekte të dëmshme në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut.
LEXO TE NGJASHME




















