Thuajini lamtumirë patatinave, konsumoni patate krokante

Janë shumë të preferuara për mbasditet tona, teksa shohim një film apo bëjmë shopping. Por e vërteta është se patatinat nuk janë fort të këshillueshme për një dietë të balancuar. Në vend të tyre ne po ju propozojmë disa patate krokante, shumë të shijshme, të lehta dhe praktike për tu përgatitur nga duart tona.
Ja si mund ta përgatisni:
Përbërësit:
-3 patate të skuqura
-2 lugë gjelle vaj ulliri
-1 lugë gjelle gjalpë
-kripë dhe piper i freskët i zi për ti shijuar
-1 kokërr qepë e grirë imët
-dy thelpinj hurdhra të grira imët
Përgatitja:
Pasi i kemi skuqur patatet, i lëmë të ftohen në temperaturën e dhomës. Më pas pritini ato në copa të vogla. Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin. Kur ky i fundit të jetë shkrirë shtoni patatet e prera. Shtojini kripën, piperin, hurdhrat dhe qepët e grira imët. Përziejini mirë në mënyrë që të bashkohen sa më shumë me njëra tjetrën. Nëse patatet po gatuhen shumë shpejt atëherë zvogëloni nxehtësinë. Shërbejini të ftohta për një shije sa më të mirë!
LEXO TE NGJASHME




















