Kuroni dhimbjen e migrenës brenda një ore, këto vajra esenciale ju vijnë në ndihmë

0.5vajra esenciale326515165

Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues.

Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Alergjitë, çrregullimet hormonale, stresi dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa gjendje shëndetësore që stimulojnë shfaqjen e migrenës. Medikamentet e shtrenjta nuk janë gjithmonë efektive. Për këtë arsye duhet të ktheni shikimin tek produktet e nënës Natyrë. Këto janë katër vajrat esenciale që neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjen e migrenës brenda një ore.

1.Vaji esencial i mentes: Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja therëse e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë.

2.Vaji i lavandës: Lavanda është një ndër lulet më aromatike që përdoret edhe në parfumet e ndryshme, locionet larëse, kremrat dhe maskat e ndryshme të bukurisë. Funksionon gjithashtu edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin.

3.Vaji i ekulaiptit: Vaji i ekualiptit pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës.

4.Vaji i rozmarinës: Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj, smoothie dhe ujë.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.