Këto fara ju mbajnë larg nga anemia, konsumojini dy herë në ditë

Anemia është një çrregullim, ku trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, e shkaktuar nga mungesa e hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhje, dhimbje koke, marramendje, duar dhe këmbë të ftohta, dhimbje gjoksi, probleme me kujtesën, flokë dhe thonj të dobët, etj.
Ka disa lloje të anemisë, si anemi hemolitike, anemi me qeliza në formë drapëri dhe anemi sideroblastike, që nuk shkaktohen nga mangësitë ushqyese, por nga keqfunksionimet në trup. Këto kërkojnë trajtim profesional, prandaj duhet të kontrolloheni te mjeku për të zbuluar se nga cila lloj anemie vuani.
Nëse keni probleme me mangësitë ushqyese, ju mund t’i trajtoni ato në shtëpi. Farat e susamit janë pikërisht ato që ju duhen. Të thjeshta për t’u gjetur dhe për t’i përgatitur në formën e një ilaçi për aneminë.
Hidhni 1 lugë çaji fara susami (mundësisht të zeza sepse përmbajnë shumë hekur) në një enë me ujë. Lërini për 3 orë që të zbuten. Kulloni ujin dhe shtypini farat me një lugë derisa të bëni një lloj paste. Hidhni në të edhe një lugë çaji mjaltë dhe përziejini mirë. Përdoreni këtë trajtim 2 herë në ditë. Ju gjithashtu mund ta kombinoni këtë përzierje edhe me një gotë qumësht dhe ta pini menjëherë.
LEXO TE NGJASHME




















