Ushqyerja me gji ul rrezikun e disa sëmundjeve tek nëna

00.5nena bebi321659846518

Qumështi i gjirit u jep foshnjeve një sasi fillestare të baktereve të mira dhe qelizash që luftojnë viruset. Foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri tentojnë të zhvillojnë sisteme imune më të forta, të jenë më pak të riskuar nga alergjitë, astma dhe infeksionet e veshit, në krahasim me fëmijët që ushqehen me qumësht formulë. 


Por mesa duket fëmijët nuk janë të vetmit që përfitojnë, pasi dhe nënat gjatë gjidhënies humbasin peshën e fituar gjatë shtatzënisë, djegin kalori dhe kanë më pak rrezik të preken nga kanceri i gjirit ose i vezoreve gjatë viteve në vazhdim. 


Një studim i ri i publikuar në Journal of the American Heart Association ka dalë gjithashtu në përfundimin se ushqyerja me gji mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës edhe një dekadë pas lindjes. 


Hulumtimi përfshiu rreth 290,000 gra në Kinë dhe studiuesit ndoqën gratë për gati 10 vjet .Gratë që kishin ushqyer foshnjat e tyre me gji kishin një rrezik 9% më të ulët për t’u prekur nga sëmuindjet e zemrës në krahasim me gratë e tjera. 
Gratë që kishin më shumë se një fëmijë dhe që i kanë ushqyer foshnjet për dy vjet ose më shumë e ulnin riskun për tu prekur nga këto sëmundje me 18%. 

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.