Ja çfarë e mbron mëlçinë tuaj nga kanceri

Si mund ta përgjysmoni rrezikun për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë? Ka një mënyrë thonë shkencëtarët dhe është pikërisht ajo që mendoni se mund t’ju dëmtojë. Ky është rezultati i një studimi të drejtuar nga Oliver Kennedy në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe, botuar në revistën “BMJ Open”. “Të pish pesë filxhanë kafe ose më shumë mund të përgjysmojë rrezikun për kancer në mëlçi, ndërsa vetëm një filxhan e redukton me një të pestën rrezikun e këtij tumori”.
Ekspertët kanë analizuar informacione mbi konsumin e kafes nga 2,250 milionë persona gjithësej (të përfshirë në një total prej 26 studimesh të mëparshme) duke dalë në përfundimin se konsumi i një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 20 për qind por nëse pihen pesë në ditë mund të shkohet në përgjysmim të rrezikut. Përveç antioksiduesve dhe anit-inflamatorëve që është e pasur kjo pije, mendohet se kafeina ka edhe një rol qendror mbrojtës që ushtrohet nga kafeja, madje është verifikuar se kafja dekafeinato ka më pak efekt kundër tumorit.
LEXO TE NGJASHME




















