Ja si të zgjedhim shalqirin perfekt pa provë

Nga jashtë duken të bukur, por jo nga brenda. Është fjala për shalqirin. Ky është sezoni kur mund ta gjeni në treg me shumicë dhe me çmime që sa vijnë e bien. Por sfidë mbetet zgjedhja e tij me sy të lirë, pa provë. Për të shmangur suprizat e pakëndshme ju tregojmë disa sugjerime të vogla për t’u pasur parasysh kur ta zgjidhni mes shumë shalqinjve të tjerë të rrumbullakët…
Si ta zgjidhni shalqirin perfekt?
Gjatë verës dy janë pikat kryesore për të zgjedhur siç duhet një shalqi: ngjyra dhe forma. Një shalqi i mirë nga brenda duhet të ketë një formë të rregullt, ovale. Nëse ka krijuar deformime do të thotë se nuk është pjekur sa duhet. Ndërsa ngjyra, ajo që tregon se shalqiri është pjekur vërtet dhe nuk është marrë parakohe nga toka, duhet të jetë jeshile e errët, e theksuar. Nëse ngjyra është shumë e çelët, me shumë gjasa shalqiri është i papjekur.
Megjithatë ju mund të krahasoni edhe peshën e shalqirit. Kur ai është i madh në dukje, por pesha ju tingëllon më e vogël, do të thotë se nuk keni përpara një shalqi të pjekur mirë. Dhe në fund për t’u siguruar që është një frut i vlefshëm për t’u konsumuar, dëgjoni se çfarë ju thotë. Prekeni dhe goditeni lehtë në lëkurë. Nëse është zhurmë e zbrazët, e ngjashme me atë të një boshllëku do të thotë që pjekuria e shalqinit nuk është arritur e plotë.
LEXO TE NGJASHME




















