Mbroni lëkurën në stinën e verës me këto ushqime

Çokollata, vaji i ullirit dhe boronicat, por edhe beta karotene që gjendet te karotat, apo edhe acidet yndyrore që gjenden te salmoni, apo boronicat. Këto janë ushqimet me bazë antioksidante, polifenole, vitamina E e B, mund ta përgatisin lëkurën tuaj që do të ekspozohet pas pak muajsh. Këshillat vijnë nga dermatologia Serena Lembo, nga katedra e Dermatologjisë Universitare në Salerno.
Sipas saj, është e rëndësishme që në pranverë të filloni një mbrojtje me krem ose duke marrë përbërës natyralë me funksion antioksidues, që u sigurojnë kapacitetet e duhura qelizave për të neutralizuar dhe eliminuar radikalet e lira të oksigjenit, që në mënyrë të pashmangshme prodhohen gjatë ekspozimit në diell.

LEXO TE NGJASHME




















