Nuk duhet të konsumoni produktet pa gluten, ja arsyeja

00.5gluten buke115165

Ushqimet pa gluten janë futur edhe në Shqipëri dhe mund të gjenden në çdo dyqan apo edhe çdo supermarket. Edhe pse mund të mendoni se janë më të mira për ju apo familjarët tuaj, një studim i ri ka treguar se ato duhet të konsumohen vetëm nëse keni probleme, apo jeni diagnostikuar me sëmundjen celiac.

“The kitchn” shkruan se rreth 1 për qind e amerikanëve vuajnë nga sëmundja celiac - një çrregullim autoimun që shkakton inflamacion dhe probleme intestinale. Zgjidhja për këta individë është të ndjekin një dietë me ushqime pa gluten, që shmang konsumimin e proteinës që gjendet në kokrrat e plota. Por gjatë viteve të fundit, edhe shumë njerëz pa sëmundjen celiac kanë zgjedhur të konsumojnë ushqime pa gluten për një sërë arsyesh, që nga humbja e peshës deri te përfitimet shëndetësore të përgjithshme, sipas tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, 0.52 për qind e popullsisë që nuk e ka sëmundjen celiac konsumon dietë me ushqime pa gluten, të dhëna këto që i referohen viteve 2009 në 2010, sipas studimit. Por kjo normë u trefishua nga 2013 në 2014, kur 1.69 për qind e popullsisë pa sëmundjen celiac adoptuan një mënyrë jetese me ushqime pa gluten.

Studiuesit nga ‘Massachusetts General Hospital’ dhe ‘Harvard Medical School’ kanë zbuluar një lidhje shqetësuese mes mënyrës së tyre të të ushqyerit dhe shëndetit të zemrës që është në rrezik. “Duket se ata individë që konsumonin nivelet më të ulëta të glutenit dietik kishin një rrezik 15 për qind më të lartë të sëmundjeve të zemrës,” - tregon autori i studimit Andrew Chan, një profesor i asociuar i mjekësisë në ‘Harvard Medical School’.

Studimi arrin në përfundimin se vazhdimi i konsumimit të ushqimeve pa gluten mund të jetë me rrezik për një person që nuk ka sëmundjen celiac, pasi kokrrat e plota që përmbajnë gluten, si elbi, gruri dhe thekra kanë përfitime shëndetësore kardiovaskulare.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.