Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta përdorni vajin e ullirit pa karar

Është pranverë dhe na duhet që të shfaqim pamjen sa më të bukur të formave të trupit. Dhe ato mund të arrihen duke zbatuar disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit. Dietologia Rolina Naco sjell disa këshilla të thjeshta për rënien në peshë.
1.Preferoni t’i hani frutat tuaja në vend se t’i pini në formë lëngu
Kjo pasi do të përfitoni më shumë vlera ushqimore, duke konsumuar edhe lëkurën e tyre. Nga ana tjetër nuk do të ngarkoheni me kalori dhe sheqer.
2.Shtoni erëza bimore
Te gatimet, por dhe te sallata si majdanoz, kopër, nenexhik, borzilok, koriandër, rozmarinë, trumzë, etj dhe evitoni sasinë e tepruar të yndyrës, qoftë edhe të vajit të ullirit pa karar.
3.Hani para se të hani
Ulni urinë duke konsumuar 1 mollë para darke apo darkë ose 1 kupë supë. Ju ndihmon të konsumoni rreth 20% më pak ushqim. P.sh nëse vakti i drekës mund të jetë 1000 kcal -20% më pak është 200 kcal më pak që do të thotë për 1 muaj 1 kg më pak.
4.Pini ujë
Hidratimi i mirë ndihmon si në kontrollin e urisë, por edhe në uljen e masës dhjamore.
5.Ju flini dhe zgjoheni më të dobët
Shumë studime tregojnë se gjumi cilësor dhe i plotë ndihmon në mirëfuksionimin e metabolizmit dhe në kontrollin e urisë. Ky është dhe një shpjegim pse nënat e reja që nuk kanë një gjumë të mirë nuk arrijnë të kontrollojnë sasinë e ushqimit dhe kryesisht të karbohidrateve .
6.Konsumoni çdo 6 orë maksimalisht vaktet kryesore
Nëse hani mëngjes në orën 8 dreka nuk duhet të konsumohet pas orës 2 të drekës dhe darka pas orës 8 të darkës.
7.Konsumoni 2 pjata perime në ditë 1 me perime të freskëta dhe një sipas dëshirës
Në këtë formë do të siguroni vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale dhe fitokimikate. Gjithashtu fibrat të cilat janë shumë të rëndësishme për aparatin tretës për t’u ndierë të ngopur, për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak dhe të yndyrnave.
8.Mos harroni proteinën në çdo vakt kryesor
Për shembull. Mëngjes protein mund të merrni nga kos, qumësht, djathë, vezë dhe gjizë apo rikota
Drekë: Mish të kuq, mish pule, peshk, fruta deti, fasule, thjerrëza, qiqra, bizele etj
Darkë: djathë, kos, qumësht, ton peshku, vezë, mish pule etj
9.Mëngjesi.
Sipas studimeve, mëngjesi ndihmon në kontrollin e kalorive që do të konsumojmë gjatë ditës dhe ndihmon të kemi një metabolizëm më të mirë.
10 Mundohuni të konsumoni vaktet kryesore
Sidomos drekën, që duhet të jetë nga vaktet më të plota për 20 minuta minimum, duke u përtypur ngadalë.
LEXO TE NGJASHME




















