Luleshtrydhja e egër, fruti plot magji

0.8luleshtrydhe eger5165165485

Luleshtrydhja e egër ka emrin botanik të Fragaria Vesca. Popuj të ndryshëm e njohin atë si luleshtrydhja alpine, luleshtrydhja e maleve, luleshtrydhja e egër, luleshtrydhja e druve apo e pyjeve.

Në Shqipëri rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj. Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike. AgroWeb.org ju tregon se të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime. Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim. Luleshtrydhja e egër është një bimë përherë në rritje. Ndonëse shtatvogël në trup, kjo bimë ia arrin të durojë edhe ngricat. Ia vlen të përmendim se gjatë verës, alpinistët që i ngjiten lartësive gjejnë tek luleshtrydhet e egra, pushimin e merituar. Aroma e tyre i ngjan trëndafilave. Botanikët e shekullit të 17-të, shpreheshin se luleshtrydhet kishin një efekt qetësues për mëlçinë, shpretkën dhe gjakun, madje edhe stomakun e lënduar. Në të njëjtën kohë, frutat shuajnë edhe etjen. Në shekullin e 20-të, çaji i luleshtrydhes së egër përdorej si tonik, kundër diaresë por edhe për gargare për fytin e acaruar. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, shumë përdorues të mjekësisë popullore sugjeronin konsumimin e frutave të egra për të stimuluar lëvizjen dhe funksionimin e mirë të zorrëve.

Vlerat shëndetësore të luleshtrydhes së egër Edhe pse përdorimi i luleshtrydhes së egër është i pakët ditët e sotme, ka akoma njerëz që e përdorin këtë bimë terapeutike kundër diaresë dhe dizenterisë. Gjethet zjehen në ujë dhe përdoren si gargarë për fytin e acaruar. Ato përdoren edhe në kremëra që përgatiten për të trajtuar të djegurat dhe gërvishtjet e lëkurës. Shumë botanistë në Evropë akoma përdorin gjethet e bimës së luleshtrydhes së egër për të nxitur urinimin, por edhe për të trajtuar çrregullime dhe simtpomat e tuberkulozës, reumatizmës, etj.

 Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Në të vërtetë, këto fruta janë shumë delikate në krahasim me luleshtrydhen e freskët. Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë dhe sipas burimeve të AgroWeb.org, ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi. Përdorimi i luleshtrydhes së egër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arterosklerozës. Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet. Lëngu i luleshtrydhes së egër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh. Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj. Në të shkuarën, gjethet e bimës së egër përdoreshin për përgatitjen e çajrave bimorë që rekomandoheshin kundër diaresë dhe për të shtuar oreksin. Gjethet ndjellin urinë dhe kanë vitaminë C.

 Por nga ana tjetër, këto gjethe kanë efekt natyror zbardhues. Lëngu i marrë nga gjethet i bën dhëmbët më të bardhë dhe nëse e aplikoni edhe në lëkurë, e zbardh atë. Luleshtrydhja e egër përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët. Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj. 

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.