Piercing te rrezikshem?

Në ditët e sotme piercing është përhapur shumë dhe po pëdoret për t’u dukur tërheqës, i veçantë apo trendi. Më i përhapur është tek adoleshentët që duan të bien në sy e të jenë në qendër të vëmendjes.
Piercing ka të bëjë me shpimin në një pjesë të caktuar të trupit dhe vendosja e një vathi apo bizhuje të posaçme. Ai mund të bëhet në pjesë të ndryshme të trupit si: në vesh, buzë, hundë, gjuhë, faqe, kërthizë madje edhe në organet gjenitalë. Më të zakonshmët janë ato në vesh dhenë hundë. Por edhe pse piercing mund të jetë pozitiv për look-un tuaj ai ka disa risqe dhe rreziqe që duhet t’i merrni parasysh para se të bëni një të tillë.
Bëni kujdes që të zgjidhni një profesionist i cili ka eksperiencë të mjaftueshme dhe merr masat e duhura. Por ndonjëherë edheprofesionistët neglizhojnë në higenë apo në dhënien e këshillave. Infeksionet mund të vinë si shkak i teknikës jo higjenike ose për shkak të pakujdesit pas bërjes së tij.
Nëse piercing nuk vendoset me kujdes, ai mund të shkaktojë dëmtim të nervave. Kur shpimi i vrimës bëhet në nerv apo afër tij, mund të çojë në humbje të ndjeshmërisë apo në dhimbje të padurueshmë.
Gjithmonë sigurohuni që të shkoni tek një profesionist i autorizuar. Mos u tregoni impulsivë dhë të pakujdesshëm. Shumë persona nuk i kushtojnë rëndësi rrezikut të mjeteve të pasterilizuara që mund të çojnë në ngjitje të sëmundjeve si Hepatit B dhe C apo virusit HIV, të cilat përhapen nëpërmjet gjilpërave të infektuara.
LEXO TE NGJASHME




















