Kinoa, superushqimi i se ardhmes

Vazhdon te perhapet me shpejtesi kultivimi i kinoas, nje ushqimi i pasur ne vitamina dhe tejet ushqyes per organizmin.
Nje ushqimi i pasur ne vitamina dhe tejet ushqyes per organizmin e ka nje emer dhe quhet kinoa. Kinoa (Chenopodium quinoa) mund te konsiderohet edhe si super ushqimi i se ardhmes. Fillimisht u kultivua ne Ameriken e Jugut (Peru, Bolivi dhe Kolumbi) e me pas ne te gjithe boten. Nje veti favorizuese e kinoas eshte qe mund te prodhohet kudo, pavaresisht kushteve gjeofizike. Per kete arsye Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Agrikulturen (FAO) e shpalli vitin 2013 si vitin nderkombetar te kinoas. Ajo gjendet ne tre forma kryesore: e kuqe, e zeze dhe e bardhe. Ne pamje te pare ngjan me orizin, elbin dhe grurin. Por ne te vertete ben pjese ne te njejten familje me spinaqin dhe rrepat. Ajo qe e ben kinoan nje bime kaq te shendetshme eshte se nuk mund te modifikohet gjenetikisht (OMG).
Kinoa, superushqimi i se ardhmes
• fibra, qe favorizojne aktivitetin gastro-intestinal te organizmit.
• antioksidante, kjo fale flavonoideve qe kuinoa permban.
• minerale si : fosfori, kalciumi, hekuri, zinku dhe fosfori.
• Acide yndyrore poli te pangopura ose te njohura ndryshe si acidet yndyrore te shendetshme qe mbrojne zemren dhe sistemin kardiovaskular.
• vitamina te grupit B.
• vitamine C dhe lizine, qe se bashku stimulojne prodhimin e kolagjenit, shume i rendesishem per shendetin e njeriut.
Kinoa ndihmon ne reduktimin e acidit gastrik, gastriteve te ndryshme dhe ulçeres. Lufton semundjet anti-inflamatore, antivirale, antitumoriale dhe antidepresive. Duke qene se permban shume minerale, nxit metabolizmin duke bere qe te djegim sa me shume kalori.
Nuk ka rendesi nese e konsumoni kinoan ne mengjes, ne dreke apo ne darke. E rendesishme eshte ta fusni ate ne menyne tuaj te perditshme.
LEXO TE NGJASHME



















