‘Çatia e botes’ eshte mbushur me trupa njerezish dhe plehra

Mali Everest, i njohur si ‘Çatia e botes’, eshte mbushur me plehra dhe trupa njerezish. Qeveria e Nepalit thote se ka ne plan te nise nje aksion te madh per pastrimin e koshit me te larte te plehrave ne bote.
Mendohet se jane rreth 35 ton mbeturina ne kete mal, te grumbulluara pas dekadash te tera me ekspedita. Por ne mal jane edhe shume kufoma. Behet fjale per dhjetera njerez qe kane humbur jeten duke u ngjitur ne mal. Qe prej vitit 1953, raportohet se jane mbi 300 viktima.
Kjo detyre e veshtire i bie mbi shpine sherpave, banoreve lokale qe ndihmojne turistet dhe eksploratoret te ngjiten ne mal. Ata ankohen se e kane te veshtire te zbresin kaq shume plehra. Me e veshtire behet situata per trupat e njerezve. Ata jane te ngrire dhe peshojne mbi 150 kg.
Qeveria ka vendosur nje rregull qe çdo kush qe ngjitet ne Everest, duhet te sjelle nga mali mbrapsht tete kg mbeturina. Por ky rregull nuk zbatohet. Nje tjeter rregull eshte pagesa prej 420 euro si depozite per mbetjet. Por ne kushtet kur shumica e atyre qe shkojne ne Everest nuk e kane problem pagesen, ky rregull nuk vlen. Te pakten 50 mije euro per person kushton nje ekspedite. Ka prej atyre qe paguajne deri ne 90 mije euro.
Ne mal gjen çdolloj mbeturine. Perveç kesaj jane edhe te ashtuquajturat qeset e jashteqitjeve.




LEXO TE NGJASHME



















