Shtate qytetet me te lira per te jetuar ne Evrope

Rritjet e medha te çmimeve ne Londer jane duke i detyruar londinezet te largohen nga kryeqyteti. Dhe, nese deshironi te gjeni nje pune te mire ne nje vend te lire, atehere keni ne konsiderate se ekziston nje numer i madh i qyteteve pergjate Evropes qe kane nje standard te mire te jeteses.
Rrogat dallojne pergjate shteteve ne Evrope, por nje rroge me e larte nuk nenkupton gjithmone nje standard me te mire te jeteses, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit te Glassdoor me titullin Which Countries in Europe Offer The Best Standard of Living, disa qytete me rroga te uleta jane shume te mira per te jetuar.
Sidoqofte, nese veç deshironi te ndryshoni vendbanim dhe te jetoni ne nje qytet evropian, atehere keto jane shtate qytetet me te lira evropiane per te jetuar:
Barcelona, Spanje
Zona e shtate urbane me e populluar ne Bashkimin Evropian i terheqe profesionistet dhe turistet nga e gjithe bota, megjithate shpenzimet e jeteses jane shume te vogla krahasuar me pagat.
Lisbone, Portugali
Glassdoor thote se rroga mesatare ne Portogali eshte vetem 15,500 euro, por kostot e vogla te jeteses nenkuptojne se mund te beni nje jete te mire aty.
Athine, Greqi
Ky qytet mund te jete i ‘ngulfatur’ nga papunesia masive dhe kriza e refugjateve, por nese keni nje pune, Athina eshte nje vend tejet i lire per te bere nje jete te mire.
Tallini, Estoni
Kostot e jeteses ne kete qytet jane shume te lira, dhe duke e konsideruar kapitalin politik dhe financiar te Estonise, pagat jane ne rritje.
Thessaloniki, Greqi
Qyteti i dyte me i madh ne Greqi gjendet prane detit dhe aty mund te gjeni shume vende te lira pune. Ky qytet eshte edhe atraksion turistik fale muzeve dhe monumenteve historike qe posedon.
Porto, Portugali
Glassdoor raporton se qyteti i dyte me i madhi ne Portugali eshte rreth 70 per qind me i lire per te jetuar sesa Nju Jorku.
Tartu, Estoni
Ky qytet i bukur eshte i dyti me i madhi ne Estoni dhe nga shteti i vet njihet si “kryeqyteti intelektual”, sepse eshte shtepi e universitetit me te njohur dhe me te vjeter te shtetit, pra Universitetit te TartusR
LEXO TE NGJASHME



















