10 vende ne France qe cdo njeri duhet ti vizitoje
Marcia DeSanctis është bërë një frankofile në shikim të parë, kur, në moshën tetë vjeçare, për herë të parë provoi një briosh (croissant). Tani, pas shumë udhëtimeve në këtë vend dhe madje edhe banimit në Paris, ka shkruar librin e ri për ata të të njejtit mendim”100 vende në Francë që çdo grua duhet t’i vizitojë”. Këtu janë 10 më mahnitës …
1. Qyteti i aromës
Parfumi i ri mund ta transformojë një grua menjëherë dhe përgjithmonë, ndoshta më shumë se një “facelifting”. Në orën 17, rruga d’Alger bëhet kuti intime e stolive ku Francis Kurkdjian, një nga parfumieret më të njohura dhe më të kërkuara në botë, shet krijimet e saj të jashtëzakonshme duke përfshirë Les Bulles d’Agathe – me erë vjollce, dardhe, barit të freskët dhe nenexhikut. Aroma e saj e preferuar atje ishte Aqua Universalis, një përzierje dehëse e citrusit (limon i gjelbërt) dhe bergamotit (portokallit).
2. Detox
Vinotherapie Spa në Les Sources de Caudalie, Martillac
Ka një numër të hoteleve luksoze në Francë. Ajo që e dallon Vinotherapie Spa në Les Sources de Caudalie, megjithatë, është vetë koncepti – diçka që vetëm do të marrë hovin njëzet minuta nga qyteti i Bordeaux, në zemër të Aquitaine vendit të verës.
Si zakonisht, banja (spa) ka një ujë natyral të nxehtë nga një pus 550 metra të thellë. Mineralet e dobishme nga uji, në kombinim me ekstraktet e verës dhe rrushit, janë thelbi i terapisë së verës, fjalë e mbrojtur nga Caudalie. Banja (spa) përfshinë çdo pjesë të rrushit në trajtimet e tij përveç lëngut, i cili ka gjëra më të mira se të mbajë lëkurën të butë. Do ta zbuloni përballë rrugës.
3. Oasis
Shetitoret në Calanque De Sugiton, Marseille
Ky park kombëtar shtrihet përgjatë njëzet kilometrash në bregdetin mes Marseille dhe Cassis. Gjiret me një seri të mureve të pjerrëta të cilët na kujtojnë ‘fjordet’ – pishinat e gjata, të ngushta me ngjyrë elektrike të detit blu-jeshile, shtrihen në mes të shkëmbinjve të bardhë. Rruga përgjatë humnerës deri në Sugiton është rrethore dhe e pjerrët, me pamje mahnitëse të një maje gjigande gëlqerore dhe ujit të ylbert.
4. Më ëmbël se vera
Baillardran, Bordeaux
Ka mijëra arsye të shijshme për të vizituar Bordeaux. Ka vetëm një kek (kulaç), i vlefshëm për udhëtim – canelé. Nuk është e qartë nëse është ushqim për mëngjes apo ëmbëlsirë, dhe kjo paqartësi ju mundëson ta shënoni ditën ashtu siç ju dëshironi.
5. Jeta me livando
Abbaye de Senanque, Provence
Shumë kohë para se aroma e saj të hyjë në çarçafët tonë, miliarda të këtyre luleve të vogla ngjyrë vjollcë-blu rriten në shtresa në cep të bregut të Côte d’Azur dhe Provence në qershor, korrik dhe gusht. Ka shumë festivale që festojnë sezonin e saj madhështorë dhe tregje (markete) të cilët përpiqen të ju largojnë. Shetisni 4 kilometra gjërë e gjatë rreth fshatit mesjetar Gordes deri në Abbaye de Senanque …. do të ju duket se po notoni në “detin” e livandos.
6. Fushat e luksit
Maison des Canuts, Lyon
Lyon frymon me madhësinë, por gjithashtu është qytet në të cilin pëlhura (tekstili) luksoze që është përdorur për të krijuar modë të lartë, mëndafshi, nga këtu ka filluar të pushtojë botën. Në muzeun Maison des Canuts ndodhet një vegjë (tezgjah) që ka një sistem prej 1344 kunjash, të lidhur sejcili me një grremç (çengel) vertikal, duke krijuar një total prej 7040 fijeve të holla mëndafshi. Drejtori, Philibert Varenne, tregon punën e vështirë rreth endjes (thurrjes), fije për fije, si fitohet mëndafshi luksoz. Në dhomën tjetër, pëlhura e gatshme për përdorim, i dërgohet klientëve të pasur me një çmim prej 2000-3000 euro për metër.
7. Tregu më i madh në vend
Braderie de Lille, Lille
Braderie de Lille është Mardi Gras i francës, masiv, argëtues, të cilin e vizitojnë rreth dy milionë njerëz çdo vit në kërkim të imtësirave më të mira dhe më interesante përmes 100 kilometra shitësish në qytet dhe rrethinë. Mbani kartëmonedha me vlera të vogla, dhe nëse diçka ju pëlqen, e bleni në vend (pas ‘pazarllëkut’, natyrisht)!
8. Vendi i ëndrrave për gjenitë
Désert de Retz, Chambourcy
Shkretëtira de Retz, është vend 30 kilometra në perëndim të Parisit qendrorë. Marie Antoinette ishte një vizitore e shpeshtë, duke studiuar libra për botanikën në bibliotekë dhe duke kërkuar frymëzim nga fshati baritorë për t’u ndërtuar Versailles. Rregullimi i kopshteve ka filluar në fillim të shekullit të 18-të, dhe për ata me burime dhe tokë, u bë hit në Evropë.
9. Kopshti më i bukur në Francë
Vaux le Vicomte, Maincy
Kur vizitoni Parisin, ekskursionet jashtë qytetit janë thelbësore. Një nga ekskursionet më të famshme që ju mund ta mendoni është te kështjella e barokut dhe kopshti në Vaux le Vicomte, rreth një orë me makinë në juglindje të qytetit. Ditën, natën, verës, apo gjatë festave, ju do të përpiqeni të absorboni shkëlqimin dhe dimensionet e vendit ku keni ardhur, i cili është më i mahnitshëm për shkak të historisë së tij të pasur dhe faktit se njerëzit – familja Vogue – faktikisht ende jetojnë atje.
10. Zanafilla e gjeniut
Musée Christian Dior, Granville
Përveç nëse bleni në dyqanet e tyre, nuk është lehtë t’i afroheni gjigandit të modës në Francë. Në fakt, i vetmi muze në vend i dedikuar për stilist mode si degë zyrtare “Musée de France” është idilë nga fëmijëria e Christian Dior në brigjet e Normandisë. “Çdo grua duhet të ketë ngjyrë rozë në veshjet e saj”, fjalia e famshme e Dior, “Kjo është ngjyra e lumturisë”. Pra, ndoshta nuk është rastësi se ngjyra pastel rozë është ngjyra e Les Rhumbs, rezidenca që e ka blerë familja Dior në vitin 1905, kur ka lindur Christiani./femra.net/