Si te bejme vaj kanelle ne kushtet e shtepise dhe per çfare t'a perdorim ate

0000000 vaj

Kanella është një substancë tepër popullore,e përdorur tradicionalisht nga shumë kultura të lashta. Ajo është treguar efektive për një sërë sëmundjesh duke përfshirë problemet gastrointestinale, infeksionet urinare, lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit dhe ka veti të shquar anti-fungale dhe anti-bakteriale. Disa studime kanë treguar se kanella ndihmon njerëzit me diabet.

Si të bëjmë vaj kanelle në shtëpi?
Do t'ju do të duhen: shkopinj kanelle, një kavanoz qelqi, mundësisht qelibar ose të gjelbër me një gojë të gjerë dhe vaj ulliri.

Udhëzimet:
-Disa shkopinj kanellë futen brenda ne kavanoz duke plotësuar të gjitha hapësirat bosh të kavanozit.
-Shto vaj ulliri brenda kavanozit deri sa të gjithë shkopinjtë e kanellës mbulohen plotësisht.
-Vendoseni në dritaren tuaj. Lihet kështu për rreth 3 javë duke u siguruar që ta tundni çdo ditë. 
-Pas tre javësh, vaji nga shkopinjtë e kanellës do të lirohet plotësisht dhe do të formohet vaj kanelle. Kullohet vaji nga shkopinjtë dhe vendoset në një tjetër enë duke e ruajtur në një vend të freskët dhe të thatë.

7 Përfitimet shëndetësore të vajit të kanellës
Mbron veshkat
Vaji i kanellës ka një efekt mbrojtës mbi veshkat, ai mund ta mbrojë veshkën nga dëmtimi, nga toksinat e mjedisit dhe për të zvogëluar ngarkesën e punës të saj.
Diabet
Shtoni 1 pikë vaj kanelle në ushqim. Një mënyrë e mirë për të përdorur është që t'a shtoni në sallatë. Kjo ndihmon për të ulur nivelet e glukozës në gjak dhe ka një efekt stimulues në pankreas. Përmban cinnamaldehyde i cili ushtron këtë efekt të fortë në uljen e glukozës në gjak.

Antioksidant
Botimi në numrin e "Journal of Cosmetic Science." korrik 2011, për vajin e kanellës tregoi aktivitet të fuqishëm për funksionin si antioksidant. 

Infeksionet e traktit urinar 
Femrat janë veçanërisht të prirura për infeksione në traktin urino-gjenitale edhe pse ajo prek edhe meshkujt. Këto infeksione janë përgjithësisht bakteriale ose fungale. Ato mund të trajtohen duke bërë dush me disa pika vaj esencial, si p.sh vaj eukalipti dhe vaj kanelle. Shtohet 10 - 15 pika vaj kanelle në vaskë dhe kjo siguron lehtësim të shpejtë nga këto infeksione.

Depresion
Aroma e vajit të kanelles është ngrohëse dhe frymëzuese për shqisat. Thithet direkt nga shishja e vajit te kanellës për rreth 1 minutë. Aroma e saj ndihmon per të kapërcyer ndjenjat negative.

Sëmundjet e zemrës
Për ata që vuajnë nga sëmundje të zemrës, probleme me arterie koronare, apo edhe presionin e lartë të gjakut, vaji i kanelles mund të shtohet në listën tuaj të barnave. Sipas disa studimeve, ka një sasi të konsiderueshme të kalciumit dhe fibra në të. Këto të ndihmojnë për të siguruar trupin tuaj me mbrojtjen e shtuar ndaj këtyre sëmundjeve dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e tyre.

Artriti
Vaji i kanellës është përdorur me vajra të tjera anti-reumatike, thelbësore për të bërë masazh për lehtësim nga artriti. Shtohen 4 - 5 pika vaj kanelle në një vaj bazë si vaj kokosi ose ulliri. Ngrohet dhe bëhet masazh. Masazhi i rregullt një herë në ditë siguron lehtësim të shpejtë nga artriti.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.