Si te beni recel kumbulle me kanelle
Ka kaq shumë fruta të pjekur tani në fund të verës, gjë e cila na bën kaq të gëzuar. Pjeshka, nektarina, kumbulla, fiq dhe nëse doni ta zgjasni sa më shumë verën blini disa fruta të dëmtuar me çmim më të ulët dhe bëni reçelëra të shpejtë në shtëpi.
Si përshembull reçel kumbulle.
Çfarë ju nevojitet për të bërë 2 kavanozë të vegjël:
500 gr kumbulla
Sheqer i bardhë
1 shkop kanellë
1 limon, lëng
Përgatitja
Vendosni një pjatë qeramike në ngrirje. Hiqjuani bërthamën dhe ndajini në katër kumbullat. Matini frutat dhe për çdo gotë kumbulla duhet të hidhni ¾ e gotës me sheqer. Shtrojini kumbullat me sheqerin në një enë të rëndë me buzë të larta. Hidhni shkopin e kanellës, lëngun e limonit dhe rreth gjysmë gote me ujë.
Vëreni të vlojë në një flakë të ulët duke e përzier. Përzieni derisa sheqeri të jetë shkrirë i gjithi. Lëreni të ziejë përreth 10 minuta ose derisa kumbullat të jenë zbutur tërësisht.
Ngrijeni flakën dhe lëreni të ziejë përreth 8 minuta.
Merreni pjatën e qeramikës nga ngrirja dhe hidhni pak recel sipër. Nëse trashet me një veshje të hollë xhelatinoze që formohet sapo ftohet, atëherë është gati.
Fikeni flakën dhe hidheni reçelin në kavanozë dhe lëreni të ftohet. Hiqni kanellën dhe reçelin ruajeni në kavanozë me kapakë që mbyllen mirë. Mund ta ruani për të paktën një muaj në frigorifer.