“PodRide”, biciklete si nje veture

000.2makinebiciklate123456777

Edhe pse duket si një lodër fëmijësh, atë mund ta quani si të doni, ose makinë, ose biçikletë, por shumë shpejt mund të zërë hapësira të mëdha në rrugët tona.
Inxhinieri suedez Michael Kjellman ka krijuar një biçikletë, e cila mund të udhëtojë në çdo lloj moti dhe terreni. Ajo quhet “PodRide” dhe është një  biçikletë me katër rrota e mbuluar nga një pëlhurë e papërshkueshme nga uji, e projektuar për tu dukur gati si një makinë e vërtetë.

E konceptuar si një biçikletë me 4 rrota, ajo mund të shërbejë për transportin e një personi brenda qytetit pa harxhuar energji dhe pa u shqetësuar shumë për të gjetur parkim. 
Por ndryshe nga biçikletat klasike ajo ofron disa avantazhe. E para mund të përdorësh pa u shqetësuar nëse është kohë e mirë apo shi.

Së dyti ajo ka një bateri që mund të të ndihmojë në ecje deri në 60 kilometra dhe mund të arrijë deri në 25 km/orë.
Së treti nuk do keni kurrë probleme me ekuilibrin.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.