"Rich Kids", paguahet 1000 dollare ne muaj

Rrjetet sociale ne ditet e sotme jane duke u shtuar cdo dite e me shume, dhe po ashtu edhe perdoruesit e tyre.
Pas Facebook, Instagram, Whatsapp, Viber, Snapchat etj të tjera rrjete po vijojnë të lançohen.
E nuk mund të mungonte një rrjet social për më të pasurit në botë.
"Rich Kids" është rrjeti social më i veçantë dhe për tu bërë pjesë e tij duhet të paguani një shumë të majme prej 1,000 dollarë në muaj.
Krijuesit e Rich Kids mendojnë se ekskluziviteti i aplikacionit do të tërheqë përdoruesit e potencialë. Rich Kids është në iOS App Store dhe teknikisht është në dispozicion për çdo përdorues.
Megjithatë, vetëm ata që paguajnë do të jenë në gjendje të postojnë dhe të ndajnë përmbajtje të ndryshme me të tjerët.
Ideja, sipas krijuesve të rrjetit është tu japë mundësi këtyre fëmijëve të dallohen nga nga pjesa tjetër e turmës në internet.
Të presim se sa do të aktivizohen në këtë rrjet sepse siç e vë në dukje edhe vetë websaiti “të jesh i pasur është e mërzitshme kur askush nuk të sheh.
LEXO TE NGJASHME




















