ReWalk, magji per personat e paralizuar

REWALK. Keshtu quhet shpikja me e re e shkencetareve, per personat e paralizuar. Ai eshte nje rrobot individual qe ndihmon njerezit te cilet jane paralizuar nga beli e poshte qe te ngrihen ne kembe dhe te ecin perseri, duke u komanduar nga vete kembet e tyre. Ky rrobot është zhvilluar nga Argo Medicinal Technologies në Izrael, pas aksidentit me makinë që pesoi themeluesi i tij, dr. Amit Goffer.
ReËalk përbehet nga një pajisje ortopedike aktive me kornizë metalike dhe motorët në ijet dhe gjunjë, e cila është e menaxhuar nga një sistem i kompjuterizuar. Kjo lloj pajisje imiton ecjen natyrore dhe ofron shpejtësi funksionale në këmbë. Pra, pacientet që kanë demtime të palcës kurrizore mund të qendrojë në këmbë dhe të ecin në sajë të ReWalk, rrobotit të parë individual të miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.
Së bashku me terapi fizike, trajnimin dhe ndihmën e një kujdestari, këa individë mund të jenë në gjendje të përdorin këto pajisje për të ecur përsëri në shtëpitë dhe në komunitetet e tyre.
LEXO TE NGJASHME



















