Apple këtë muaj sjell një celular të ri

iPhone SE ka qenë një “hero i vogël” prej se u lansua në mars të vitit të kaluar.
Trupi i një iPhone 5 me performancat e iPhone 6s ishte në një pozitë të mirë më 2016, por me një iPhone 8 të ri që pritet këtë vit, iPhone SE ka nevojë për pak ndihmë në mënyrë që të qëndrojë relevant.
Sipas MacRumors, Target filloi t’i kthejë modelet iPhone SE në Apple këtë javë, që është një tregues i madh se diçka e re është duke u planifikuar, transmeton Gazeta Express.
Sipas një raporti nga kjo faqe, është e mundshme që iPhone SE të jetë duke u përmirësuar. Të gjitha shenjat tregojnë se Apple mund të lansojë një iPhone SE të ri me performanca të iPhone 7 në një ngjarje këtë muaj.
LEXO TE NGJASHME



















