Dalin detajet e para te telefonit me te dashur ne bote

Rihedhja ne treg i Nokias ikone 3310 padyshim qe ishte lajmi me i perfolur ne fillim te ketij muaji.
Dhe pa kaluar shume, ne internet kane dale detajet e para se si do te jete ky version i ri, qe pritet te dale ne treg me nje çmim prej 59 eurosh.
Sipas portalit kinez Vtech, Nokia e re 3310 do te kete nje ekran me ngjyra, ndryshe nga ai i vjetri.
Ka pak gjasa qe te jete shume i holle, ne menyre qe te kete te njejten jetegjatesi te baterise, por ngjyrat do ta bejne lojen e “Snake” me interesant per te luajtur.
Sistemi operativ nuk do te jete Android, ndryshe nga pajisjet e tjera HMD Global, qe ka te drejtat e brandit Nokia.
Nokia 3310 pritet te prezantohet kete fundjave. Ai pritet qe te vije ne ngjyra te ndryshme, perfshire te kuqe, te zeze, jeshile e te verdhe. Do te jete me i holle dhe me i lehte se origjinali.
LEXO TE NGJASHME



















