YouTube ka paralajmëruar disa ndryshime

000youtube

YouTube, do të largoj reklamat 30-sekondëshe

Webfaqja më e madhe e videove, YouTube, ka paralajmëruar disa ndryshime, përfshirë edhe largimin e reklamave 30-sekondëshe që më parë nuk mund të hiqeshin manualisht.

Kjo pasi Google duket se ka marrë parasysh ankesat e shumta të përdoruesve për reklamat e pahishme në aplikacionin e faqes për versionin mobil.

“Si pjesë e ndryshimeve, kemi vendosur të ndërpresim përkrahjen e reklamave që nuk hiqeshin për 30 sekonda, që nga viti 2018 dhe të punojmë në formatet që i përshtaten edhe përdoruesve edhe reklamuesve”, ka njoftuar YouTube.

YouTube nuk ka dhënë sqarime lidhur me reklamat tjera.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.