A demtohet bateria e celularit, nese e lini tere naten ne karikim

Ndoshta keni degjuar se lenia e iPhone-it ne rryme gjate tere nates duke u mbushur eshte e demshme per baterine e tij. Por, kjo duket te mos jete e vertete.
Sipas nje ueb-faqe te Cadex, thuhej se te lesh celularin ne rryme edhe kur eshte i mbushur 100%, e mban baterine ne stres dhe ne nje gjendje te tensionit te larte, duke e demtuar ate.
Por, autori i teknologjise Jesse Hollington thote se te lesh iPhone-in per t'u mbushur gjate tere nates nuk demtohet bateria e tij.
“Te mbushesh celularin me energji edhe nga 90% nuk do ta demtoje baterine e tij. Nuk mund ta mbi-mbushesh nje pajisje elektronike, jo vetem iPhone. Çdo pajisje qe ka bateri prej litiumi e ndalon vete mbushjen kur bateria mbushet 100%”, tha ai.
Ne thelb, bateria e nje celulari te mençur eshte po aq e mençur se edhe vete celulari. Apple, Samsung dhe kompanite e tjera te njohura te teknologjise, perdorin bateri te tilla.
LEXO TE NGJASHME



















