Cili është vizioni i Zuckerbergut për të ardhmen e Facebook-ut

Sipas asaj që shkruan “Businessinsider”, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka publikuar një letër të gjatë ku ka sqaruar vizionin e tij për të ardhmen e rrjetit më të madh social. Zuckerbergu thotë se Facebooku synon të përmirësojë jetën e njerëzve. Letra e tij është me rreth 6000 fjalë, por pikat kryesore i ka ndarë “businessinsider”.
Facebook kujdeset që të bashkojë njerëzit në botë edhe fizikisht, jo vetëm në internet. Një miliard përdorues të Facebookut janë anëtarë aktivë të grupeve, dhe Zuckerberg e sheh këtë si një mënyrë që të ndihmojë në ndërveprimin e njerëzve në botë.
-Facebook sheh përgjegjësi që të ndihmojë njerëzit të kenë siguri. Karakteristikat si “Safety Check” që i lejon përdoruesit të shënojnë veten si të sigurtë gjatë një tragjedie, janë të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë. “Në të ardhmen, ka edhe më shumë raste kur komuniteti ynë duhet të jetë në gjendje për të identifikuar rreziqet që lidhen me shëndetin mendor, sëmundjet apo krimin”, ka shkruar Zuckerberg.
-Roli i Facebookut është që të mbajë njerëzit të informuar. “Është përgjegjësia jonë që të plotësojmë efektet e mira dhe të zbusim ato të këqijat”, ka shkruar ai. Kjo duket si një thirrje e lartë kundër lajmeve të rreme që Facebooku është përpjekur ta luftojë këta muajt e fundit.
LEXO TE NGJASHME



















