Projekti me i ri i Range Rover me elemente ndryshe

Projekti me i ri i kompanise se njohur Project Kahn quhet Causeway Grey Range Rover Vogue Pace Car, te cilin e ka dizajnuar Afzal Kahn, dizajner i njohur britanik i veturave
Si baze per krijimin e ketij projekti ka sherbyer modeli me motor 4.4-liter SDV8, transmeton Ky Range Rover vemendje te veçante terheq me pamjen e tij te re, fale mbrojtesve te rinj, mbrojtesve anesore te zgjeruar, spoilerit Piano Black, maskes se perparme te re.
Gjithashtu, ky Range Rover karakterizohet edhe me set te ri te rrotave me ngjyre kromi (Shadow Chrome) nga alumini me diameter prej 23-inç, sistemin Crosshair te shkarkimit te gazrave nga çeliku, si dhe me interier te modifikuar (lekure me ngjyre te zeze, disa detaje nga çeliku, pedalet nga alumini...).
Natyrisht, duhet theksuar se edhe eksterieri i tij terheqe vemendje te veçante me ngjyre gri Causeway, si dhe me mbishkrimin “KAHN” mbi kofano dhe ne deren e bagazhit.
Ky projekt i Project Kahn shitet me çmim prej 88.995 funte.
LEXO TE NGJASHME



















